Lajme

Bajqinovci thotë se s’ka kthim mbrapa: Numri i të regjistruarve nga mërgata për votim shkoi mbi 100 mijë

12/26/2024 20:23
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka njoftuar me një postim në rrjetet sociale se numri i qytetarëve të regjistruar nga mërgata për të votuar ka arritur në 100 mijë, raporton GazetaBlic.

Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që janë angazhuar në këtë proces dhe theksoi se “nuk ka kthim mbrapa”, duke nënkuptuar se ky moment është një arritje e rëndësishme për përfshirjen e diasporës në proceset zgjedhore.

Postimi i plotë:

Kaloi 100.000 ❤️

Ju falënderoj nga zemra secilin.

Ska kthim mbrapa!