Lajme

Statovci thirrje mërgatës për t’u regjistruar për votim- Katër minuta kohë meriton procesi për katër vjet qeverisje!

12/26/2024 16:29
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e partisë ‘Guxo’, Jeta Statovci, i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Statovci ka thënë se sot është dita e fundit për regjistrim që përkon edhe me numrin e saj në listën e kandidatëve për deputet.

“Katër minuta kohë meriton procesi për katër vjet qeverisje” thotë Statovci në videon e ndarë në Facebook raporton “Gazeta Blic”

Kujtojmë se Statovci mban numrin 26 në listën e kandidatëve për deputet.

Postimi i plotë: