Lajme

“Arritje historike”, Aeroporti i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë

12/26/2024 13:53
nga:N K

Nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të festohet arritja e 4 milion udhëtarëve, shkruan GazetaBlic.

Aeroporti ka organizuar një event,  të cilin e quan ‘arritje historike’, po ashtu pjesëmarrës do të jetë edhe Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministra dhe partnerë të aeroportit.

Ky organizim pritet të fillojë nga ora 15:00.

“Ju njoftojmë se nesër do të festojmë arritjen e 4 milion udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me këtë rast, do të organizojmë një ngjarje për të shënuar këtë arritje historike, ku do të jenë të pranishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministra dhe partnerë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në njoftimin  tyre.