Sporti

Kapiteni i Dinamos: Ardhja e Ilir Dajës ndryshoi gjithçka

12/25/2024 21:39
nga:Lorik J

Bruno Dita ka folur në emër të Dinamos sot në Report TV. Dinamovitët janë kampion dimri dhe cilësitë e Dajës nuk mund të mohoen.

Kapiteni i Nëndetëses është përshtatur si mbrojtës këtë sezon dhe kjo gjë nuk po ia ndërlikon aspak gjërat, pasi e ka të garantuar formacionin tek blutë.

“Ardhja e Ilir Dajës ndryshoi gjërat. E nisëm keq kampionatin. Loja nuk ishte aty ku duhej. U rrit vetbesimi me kalimin e kohës.

Dinamo nuk është akoma në 100-shin e saj. E them me bindje. Sa i takon synimit titull nuk fshihemi, por ia lemë kohës. Kemi akoma shumë për të bërë.

Shumë e çuditshme. Luan shumë mirë, shkëputesh me 10 pikë dhe vjen fundi një ndeshje është pastaj. Mund të fitojë vendi i 4-të që vetëm në javën e fundit mund të ketë kapur atë pozicion që e kualifikon në Final Four”, u shpreh Dita.