Lajme

Moscertifikimi i Listës Serbe, Haradinaj: Nuk respektuan kushtetutën dhe ligjet e vendit

12/25/2024 20:34
nga:G C

“Lista serbe nuk ka respektuar kushtetutën dhe ligjin e Kosovës e prandaj nuk u certifikua për zgjedhjet e 9 shkurtit”.

Kështu u shpreh kryetari I Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sipas të cilit lista serbe ka bërë shpesh deklarata të dëmshme. Ai përmend glorifikimin e Putinit , qëndrimet kundër Kosovës dhe përfshirjen e saj në sulme terroriste.

“Lista Serbe nuk ka qenë e kujdesshme me respektimin e ligjeve të Kosovës. Ka bërë shpesh deklarata shumë të këqija, si për shembull rroftë Serbia. Glorifikojnë Putinin e nuk janë distancuar nga sulmet terroriste. Duhet të bëjnë kujdes pasi në Kosovë nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje ata që kanë qenë kundër Kushtetutës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se nëse një subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe duhet të distancohet nga qëndrimet që glorifikojnë armiqtë e Kosovës. (A2 Televizion)