Qeveria daneze njoftoi një rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes për Grenlandën, disa orë pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij për të blerë territorin e Arktikut.
Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen nuk e specifikoi shifrën e saktë, por tha se paketa e mbrojtjes përfshin “miliarda në shifra dyshifrore”, ndërsa mediat lokale vlerësojnë se ajo do të arrijë në rreth 12-15 miliardë korona, që është afër 1.5 miliardë euro. BBC.
Ministri shtoi se për këto para është planifikuar blerja e dy barkave patrulluese të klasit Tethys, dy dronëve me rreze të gjatë dhe dy ekipeve me qen tërheqës dhe fondet do të investohen gjithashtu në shtimin e personelit për Komandën Daneze të Arktikut.
/Euronews Albania/