Lajme

PZAP aprovoi ankesën e Listës Serbe- Vjen reagimi i parë nga KQZ!

12/25/2024 19:04
nga:Y I

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa aprovoi sot ankesën e subjektit politik ‘Lista Serbe’ në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) për votimet e 9 shkurtit.

Në lidhje me këtë vendim të PZAP-së kanë folur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic” tha se “në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit”

Elezi tha se KQZ-ja para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore.

“Andaj, KQZ, para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore” tha Elezi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

LAJMI I FUNDIT: PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi i saj