Lajme

Aksidenti i autobusit në rrugën Prishtinë-Pejë- ’22 persona morën trajtim në QKUK’

12/25/2024 18:36
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka thënë për Klankosova se si pasojë e këtij aksidenti, 22 persona kanë marrë trajtim në QKUK.

“22 persona janë trajtuar në QKUK. Nuk kanë pasur lëndime të rënda, nuk është paraparë që ta vazhdojnë trajtimin në QKU”, tha Syla.