Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët bëri të ditur se kanë krijuar një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin dorë nga shtesat e fundvitit.
Bajrami iu drejtua Muratit duke thënë që të mos e “trajtojë buxhetin e shtetit” si buxhetin e tij personal, ndërsa tha se ka dështuar që përmes taksave t’ia bëjë jetën më të mirë qytetarëve.
“Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”.
Reagimi i plotë:
Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ”nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni”, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzojnë ato.
Dy pyetje për Hekuran Muratin:
1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe
2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?
Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq.
Murati: Kush nuk i dëshiron shtesat, mund të hiqet vullnetarisht nga lista