Legjenda e Celta Vigos, Iago Aspas ka vazhduar kontratën me klubin spanjoll edhe për një vit, sipas një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi do të qëndrojë në ekip të paktën deri në verën e vitit 2026.
Aspas, një ish-lojtar i Liverpool-it, u rikthye në vendlindjen e tij Celta në 2015 pasi kaloi dy sezone në Merseyside dhe Sevilla. Sulmuesi 37-vjeçar ka 509 paraqitje për skuadrën e Vigos, duke shënuar 210 gola dhe duke dhënë 82 asistime.
Veterani 37-vjeçar ka qenë gjithashtu në formë të mirë këtë sezon, me 6 gola dhe 3 asistime në 16 ndeshje për Celta-n.
/GazetaBlic Sport