Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e Taskë Forcës -Lindje Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonë që kufizohet me Hani Elezin, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, me date 24.12.24 njësitet e lartcekura në orët e mbrëmjes kanë ndaluar automjetin me targa të RMV-së me drejtues shtetas i RMV -së .
Gjatë kontrollit janë hasur mallra të amvisërisë për të cilin mall nuk ka poseduar asnjë dokument , por në bazë të mbishkrimeve të paketimeve mallrat dyshohet se janë sjellur ilegalisht në RKS.
Tutje thuhet se vlera e mallit është mbi 2000 euro.
“Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mëtutjeshëm të rastit mbetet të mirren njësitë përkatëse të Doganës së Kosovës”, shkroi Dogana.