Sot në media u raportua se Igor Simiq i Listës Srpska është sulmuar mbrëmë në një lokal në Rudare të Zveçanit gjatë një feste.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Gazetës Express se një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person tjetër gjatë një feste në Zveçan, por tha se nuk ka rast të hapur.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marrë me intervistim të personave të involvuar”, tha Elshani.