Lajme

‘Ftesa’ e Kurtit për Prokurorinë që të intervistohet në kryeministri/ Avokati: Nuk duhet të privilegjohet askush, pavarësisht pozitës

12/25/2024 15:47
nga:N K

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur dje për ftesën e Prokurorisë Speciale, derisa ka thënë se Prokuroria mund të shkojë në zyrën e tij dhe ta intervistojë atë.

Ai në konferencën për media tha se nuk është kryeministri i parë që e kërkon një gjë të tillë, pasi tha se ka dëshmi që kështu kanë vepruar paraardhësit e tij.

Por, sipas jurtistit Xhevdet Smakiqi, çdo qytetar i Kosovës nëse kualifikohet në organet e hetuesisë në këtë rast nga Prokuroria Speciale si dëshmitar, ka detyrim të paraqitet në objeketet e saj.

“Republika e Kosoves ka Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale ku kjo çështje është e rregulluar me nenin 129 te Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 132”, tha Smakiqi në një prononcim dhënë për GazetaBlic.

Ai shprehet se Prokurorit të Shtetit nuk i lejohet t’i kundërshtojë nenet e KPPRK-së, ku të njëjtat nuk përshtaten me rastin e Kurtit.

Se përmbushja për të intervistuar dëshmitarin jashta objekteve të prokurorisë duhet të përmbushtet kushti se dëshmitari është në moshë të shtyrë dhe është i paaftë fizikisht të paraqitet.

“Në rastin e dëshmitarit Albin Kurti asnjë Prokuror i Shtetit nuk i lejohet që të veprojë në kundërshtim me nenin 129 dhe nenin 132 te KPPRK-se, pasi që nuk përmbushen rrethanat faktike si në paragrafin 129.5 të KPPRK-së ku për ta intervistuar dëshmitarin jashtë objektve të Prokurorisë apo Gjykatës duhet të përmbushet kushti se dëshmitari është në moshë të shtyrë dhe është i paaftë fizikisht të paraqitet”, u përgjigj ai.

Për Smakiqin refuzimi i Kurtit përbënë bishtnim dhe pengim te hetimeve penale.

“Refuzimi i deshmitarit Albin Kurti qe te paraqitet në ftesat e perseritura te PSRK-se nga pozita e Kryeministrit perbënë bishtnim dhe pengim te hetimeve penale ne rastin konkret”, tha ndër të tjera.

Tutje, ai thekson se “kur janë intervistuar, nëse janë intervistuar ish Kryeministrat në zyret e tyre nga Prokuroria duhet shikuar a ka qenë në fuqi neni 129 i Kodit të Procedurës Penale sepse ka pasur ndryshime të Kodit të Procedures Penale disa herë, por edhe nëse ka ndodhur e konsideroj shkelje të parimit të sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit”, shtoi ai.

Si përfundim sipas juristit, Prokuroria e Shtetit assesi nuk duhet ta privilegjojë asnjë dëshmitar pavarësisht pozitës sepse kjo përbën anaraki./Gazeta Blic/