Sipas raporteve më të fundit, Napoli është i interesuar për Harry Maguire, mbrojtës anglez i Manchester United, i cili ka një kontratë që skadon në qershorin e ardhshëm.
Ditët e fundit, “The Athletic” raportoi se klubi napolitan po e konsideron mbrojtësin 31-vjeçar, i cili po rikthehet në formë nën drejtimin e trajnerit portugez Ruben Amorim.
Këto zëra gjejnë konfirmim edhe në Spanjë, siç raporton portali “Fichajes.net” në prag të Krishtlindjes.
Megjithatë, Napoli nuk është i vetmi klub i interesuar për Maguire: në garë janë gjithashtu Fenerbahçe, që drejtohet nga José Mourinho, dhe Leicester City.
Sa i përket merkatos së Napolit, Antonio Conte është shprehur së fundmi:
“Të flasësh për merkaton është gjithmonë shumë e vështirë. Unë nisem nga një bazë e qartë: po punoj me këtë grup lojtarësh dhe të gjithë, si ata që luajnë më shumë, ashtu edhe ata që luajnë më pak, kanë kontribuar në mënyrë të rëndësishme për të arritur 35 pikët.
Është një grup me të cilin kam punuar që nga vera dhe, me kalimin e kohës, zhvillohen edhe marrëdhënie njerëzore. Kam besim të plotë tek ata, le të jetë e qartë.”
“Jam shumë i qetë. Nëse do të ketë mundësi reale, sepse dëgjon shumë gjëra… atëherë klubi do të vendosë ose do të ketë dëshirë të ndryshojë diçka, atëherë do ta shohim.
Nga ana ime, kam besim maksimal te djemtë. Me ta mund të shkoj në luftë, një luftë sportive.
Janë burra të vërtetë dhe djem që po rriten, dhe kjo duket. Jam shumë i lumtur për këtë.
Kam besim të plotë në punën e tyre dhe për sa i përket merkatos së janarit, për mua ajo mbyllet këtu. Për çdo pyetje tjetër, drejtohuni tek ata që janë përgjegjës.”