Drejtuesit e Manchester United kanë arritur në përfundim se futbollisti i Atalantas, Ederson do të ishte një forcë e shtuar ideale në mesfushë.
Braziliani ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë gjatë muajve të fundit, përfshirë Liverpoolin, pasi momentalisht shihet si një nga mesfushorët më të kompletuar, transmeton GazetaBlic Sport.
Si rezultat, Manchester United ka shfaqur interesim të shtuar për 25-vjeçarin javët e fundit dhe pritet që së shpejti t’i afrohen skuadrës italiane për të nisur bisedimet për verën e ardhshme.
Çmimi i mesfushorit pritet të jetë të paktën po aq i lartë sa i Teun Koopmeiners, i cili u shit te Juventusi verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë rreth 60 milionë euro, përfshirë shtesat.
/GazetaBlic Sport/