Kandidati për deputet nga LDK, Alban Rraci, ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e krishterë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Krishtlindjet janë një mundësi për të ndarë momente gëzimi, paqeje dhe dashurie me familjet dhe të afërmit tuaj.
Postimi i tij i plotë:
Festat fetare tek ne janë gjithmonë momente të veçanta që sjellin frymën e bashkimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Ato na kujtojnë rëndësinë e vlerave humane dhe na bëjnë më të afërt me njëri-tjetrin, duke forcuar lidhjet tona shoqërore dhe shpirtërore.
Për të gjithë besimtarët e krishterë, kudo që ndodheni, Krishtlindjet janë një mundësi për të ndarë momente gëzimi, paqeje dhe dashurie me familjet dhe të afërmit tuaj.
Gëzuar për ju dhe familjet tuaja!