Trajneri i Chelsea-s, Enzo Maresca, ka vazhduar të insistojë që Chelsea nuk është në garë për titull pavarësisht se e zë vendin e dytë në Premier Ligë.
“Nuk jemi në garë për titull, dhe nuk ka të bëjë me presionin mbi lojtarët, klubin ose mua. Për mua, është thjesht realiteti”, ka thënë Maresca.
“Ne jemi përtej pritshmërive për sa i përket mënyrës se si po luajmë dhe pikëve”, përfundoi ai.