Lajme

Imzot Dodë Gjergji: Le të largohet urrejtja në botë, duam të jemi zëri i paqes

12/24/2024 22:20
nga:G C

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, sot ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes.

Në fjalimin e tij, ai ka bërë të ditur se i pranishëm pos liderëve dhe politikanëve të shtetit, ishte edhe kryetari i BIK-ut, Natim Tërnava.

Ai ka thënë se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet të ekzistojë.

“Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plotë urrejtje. Sa lufta ka që e kanë përfshirë botën sot, sa njerëzit janë duke humbur jetët, vetëm prej urrejtjes, dhe si sot askush nuk mendon për paqen”.

“Andaj, ne duam të jemi zëri i paqes, mirëkuptimit”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.