Sporti

Drejtori i Leverkusenit: “Xabi Alonso? Le të supozojmë se ai do të qëndrojë”

12/24/2024 22:13
nga:Lorik J

Në intervistën e tij të gjatë për gazetën Kolner Stadt-Anzeiger, Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen, foli edhe për të ardhmen e Xabi Alonso, duke qenë se ka zëra për lamtumirën e tij të mundshme.

“Ne supozojmë se ai do të qëndrojë. Nuk ka shenja të tjera. Ne mbajmë një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe besimi me të, familjen dhe këshilltarin e tij”, tha fillimisht Carro.

“Kontrata e tij do të zgjasë edhe një vit e gjysmë. Si zakonisht, ai është i përfshirë në të gjitha proceset dhe planifikimet, edhe përtej sezonit”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Alonso vjet bëri mrekullinë, duke u shpallur kampion në Gjermani.

/GazetaBlic Sport/