Lajme

Krasniqi bashkë me Nikajn e Bytyqin në shesh, uron për Krishtlindje plot dashuri dhe shpresë për Kosovën

12/24/2024 20:29
nga:G C

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shënuar Krishtlindjet duke kaluar kohë në sheshin e kryeqytetit me kandidatët e partisë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi, raporton GazetaBlic.

Ai ka dërguar urime për besimtarët e krishterë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.

Kryetari uroi që Krishtlindjet të sjellin gëzim, paqe dhe besim në çdo shtëpi, duke nënvizuar vlerat që bashkojnë shoqërinë, si respekti dhe solidariteti, për një Kosovë më të mirë.

Shkrimi i plotë:

Në prag të festës së Krishtlindjes, pata kënaqësinë të kaloj kohë në sheshin e kryeqytetit me dy nga kandidatët tanë për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi. Së bashku, shënuam këtë festë duke përqafuar frymën e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.

Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim.

Teksa mblidheni me familjen dhe miqtë, le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri – respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë.

Gëzuar Krishtlindjen të gjithë atyre që festojnë!