Showtime

Livia: Kam një vëlla që se kam takuar, u lind nga një martesë tjetër e babit

12/24/2024 19:03
nga:G C

Livia Brunga është banorja e cila iu bashkua këtij edicioni të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë një personazh tejet i komentuar javëve të fundit, edhe për se ka qenë në lidhje me Mevlan Shabën, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova.

Livia gjatë një bisede e sipër me Redonin, ka treguar se ka një vëlla të cilin nuk e ka takuar personalisht, por vetëm ka komunikuar me të.

Dyshja po bisedonin për tatuazhe, dhe ishte pikërisht ky momenti kur ajo tregoi këtë histori.

“Kam një vëlla që nuk e ‘njof’ nga afër, kemi folë por se ‘njof’ nga afër, u lind nga një martesë tjetër e babit. Se kam njoft”, i thoshte ajo Redonit.

“Nuk e kam njoftë sepse nuk kam raporte me babin, vëllai më ka shkruar kur unë kam qenë 14 vjeçe dhe më ka thënë ti je motra ime dhe kaq”, potencoi ajo mes tjerash.