Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka bërë me dije se ka vizituar familjet Prekaj dhe Shalaj, për festën e Krishtlindjeve, raporton GazetaBlic.
Berisha përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se u prit me ngrohtësi, teksa nuk humbi rastin t’i urojë të gjithë për këto ditë festash.
E plotë:
Në prag të festës së Krishtlindjeve, pata kënaqësinë të vizitoj familjet Prekaj dhe Shalaj. Mikpritje e ngrohtë dhe mjaft festive, rrethuar nga njerëz familjar dhe të zot!
Nga këtu ju uroj të gjithëve këtë periudhë festash, qofshin të mbushura me paqe dhe lumturi!
Gëzuar Krishtlindjen!🎊