Lajme

Haradinaj prezanton programin për përmirësimin e jetës së Komunitetit të të Verbërve në Kosovë

12/24/2024 17:31
nga:G C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Tishuku, duke promovuar programin qeverisës të partisë së tij, raporton GazetaBlic.

Ky program përmban masa konkrete për përmirësimin e jetës së komunitetit të verbër, si rritja e pensioneve dhe përshtatja e infrastrukturës për nevojat e tyre.

Haradinaj ka theksuar se Kosova e tij synon të jetë një vend ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta dhe dinjitet të plotë, duke përfshirë subvencionimin e sipërmarrësve të verbër dhe integrimin e shkrimit Braille në hapësirat publike.