Lajme

Dragashi ndalon përdorimin e produkteve piroteknike në hapësirat publike

12/24/2024 12:49
nga:N K

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat publike.

Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 27 dhjetor 2024 deri më 10 janar 2025, me përjashtim të natës së ndërrimit të mot moteve.

“Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë, sheshe dhe në oborret e institucioneve publike. Ndalesa vlen për periudhën nga data 27 dhjetor 2024 deri më 10 janar 2025, me përjashtim të datës 31.12.2024, nga ora 23:00- 00:30 e datës 01.01.2025 (një orë e tridhjetë minuta)”, thuhet në urdhëresë.

Tutje theksohet se personat, të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.