Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, duke e cilësuar këtë festë si një kohë reflektimi dhe solidariteti.
Ajo ka theksuar se Krishtlindja është një periudhë kur zemrat dhe shtëpitë mbushen me shpresë.
“Festa e Krishtlindjes është një mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë dhe bashkimin – një periudhë kur na kujtohet fuqia e dashurisë dhe shpresës. Në këtë ditë ne çmojmë posaçërisht lidhjet dhe traditat që na bashkojnë”, ka theksuar Osmani, sipas komunikatës së Zyrës së Presidencës.
Ajo ka shtuar se Krishtlindja është një frymëzim që na kujton se, përballë sfidave, shpresa duhet të triumfojë.
Presidentja Osmani ka uruar besimtarët e krishterë për një Krishtlindje plot dashuri, gëzim dhe paqe.
“Le të na frymëzojë kjo festë për një të ardhme me shpresë të pakufishme!Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen”, ka thënë tutje Osmani.