Gjatë ditës së djeshme, në rrugën ‘’Gjinollët’’ në Gjilan është raportuar në polici për një rast vjedhje i ndodhur në një lokal afarist, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore si rezultat i të cilave veprime dhe bashkëpunimit me media e qytetarë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti L.I. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1999) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Tutje thuhet se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje’’ dhe rast do të procedohet në Prokurorinë Themelore.


