Lajme

Ambasadori britanik kërkon nga KQZ vlerësim të drejtë për certifikimin e Listës Serbe

12/24/2024 09:49
nga:N K

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka bërë thirrje Komisionit Zgjedhor që të sigurojë proces të drejt dhe me integritet të certifikim të partive politike.

Në një reagim pas moscertifikmit të Listës Serbe nga KQZ, ai ka kërkuar që certifikim i Listës Serbe të bëhet sipas rregulloreve përkatës.

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike. Ne presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas zbatimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të fuqishëm të rregulloreve përkatëse”, ka shkruar ai.

Reagime për këtë vendim ka pasur edhe nga ShBA dhe BE-ja.