Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, përmes njl postimi ka treguar se, Makerspace Innovation Center në Prizren ka sjellë për herë të parë në Kosovë rrjetin revolucionar të internetit satelitor Starlink.
Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar nga vet Elon Musk që Starlink do të vijë në Kosovë, por Hoxhaj ka takuar këtë grup të rinjsh, të cilët i kanë treguar që tashmë ata po e përdorin rrjetin Starlink që dy javë.
Enver Hoxhaj, duke ndarë këtë lajm me video, theksoi:
“Prizreni veç ka hy në epokën e re të lidhjes globale! 💫 Makerspace Innovation Center, para dy jave e ka sjell për herë të parë në Kosovë rrjetin revolucionar Starlink. 🚀🌍 Bashkë me ekipin që bën historinë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Përmes këtij rrjeti të zhvilluar nga SpaceX, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të përjetojnë një internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm, duke u përshtatur me standardet e teknologjisë së avancuar globale.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm, veçanërisht për zonat rurale dhe të largëta, që do të kenë akses të barabartë në internet cilësor.
https://www.facebook.com/share/r/MVC8ehapnQ1KRny6/?mibextid=wwXIfr