Vazhdon seria negative e Barcelonës në La Liga, ku katalanasit kanë vetëm 7 pikë në 7 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll.
Në xhiron e fundit ata humbën nga Atletico Madrid 1:2.
Edhe pse ishte afër barazimit me fillimin më të mirë në historinë e Barçës në La Liga, të arritur nga Tata Martino në sezonin 2013-14, rezultatet e fundit e kanë vënë Hansi Flick në një orbitë tjetër.
Trajneri gjerman ka humbur 5 nga 19 ndeshjet që ka zhvilluar në La Liga, ose thënë ndryshe 25%. Një përqindje që e kalon atë të Xavi, Ronald Koeman dhe Setien gjatë gjithë kohës së tyre në stolin e Barçës.
Nën Koeman (2020-22) kjo përqindje ishte 21%, nën Setien (2019-20) ishte 16%, dhe nën Xavi (2021-24) ishte 15%.
/GazetaBlic Sport