Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që dyshohen për një rast të vjedhjes
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe apelon që çdo informacion që mund të çojë në identifikimin ose vendodhjen e tyre të dërgohet menjëherë.
Qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit, 192 për çdo informacion të mundshëm.