Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaçanik dhe 1 në Han të Elezit.
Po ashtu është raportuar 1 rast i dhunës në familje.
“Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 63 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”