Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës.
Një në Prishtinë, dhe një në Gjakovë, e lidhur me to, një person është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 22.12.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë / 22.12.2024 – 10:50. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka fyer dhe sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.