Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, së bashku me tre kandidatët e tjerë nga Komuna e Istogut, ndanë programin zgjedhor për qytetarët e Istogut, raporton GazetaBlic.
Në një diskutim të hapur dhe dinamik, Mulaj theksoi se puna dhe përkushtimi i tij për komunën flasin më shumë se çdo fjalë, duke përmendur mbi 20 projekte konkrete, përfshirë ndërtimin e Kompleksit Memorial në Vrellë, si një ndër arritjet më të rëndësishme.
Ai u shpreh se besimi i qytetarëve është themeli i çdo ndryshimi dhe se premtimet e mbajtura janë gjithmonë baza e suksesit.