Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi nga një mbrëmje festive për stafin e Komunës së Prishtinës, duke shprehur mirënjohje për punën e palodhshme që ata kanë bërë gjatë vitit, raporton GazetaBlic.
Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të arritur qëllimet e qytetit dhe ka shprehur besimin se viti i ardhshëm do të sjellë më shumë suksese për Kryeqytetin.