Një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e Centrales, pjesë e lagjes “10 Korriku” të Vlorës.
Viktima, i cili mësohet se është 68 vjeç, siç raporton A2 CNN, dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur.
Sipas këtij mediumi, i moshuari është goditur me send të fortë në pjesën e nofullës.
Policia vijon hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.