Lajme

Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dhe Gaming Hall në planin e tij

12/22/2024 20:42
nga:G C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar një projekt të ri ambicioz për zhvillimin e sportit në Kosovë, që përfshin ndërtimin e një Qendre Kombëtare Sportive në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Ky kompleks, që do të përfshijë Stadiumin Kombëtar, Pallatin e Ri të Sporteve, Pishinën Olimpike dhe Gaming Hall për sportet elektronike, do të jetë ndërtesa më e madhe sportive në rajon.

Abdixhiku theksoi se ky projekt ka një kosto prej rreth 60 milionë euro dhe ka tashmë mbështetje nga investitorët potencialë.

Ai gjithashtu ka kritikuar qeverinë aktuale për menaxhimin e buxhetit, duke e krahasuar këtë investim me shpërndarjen e parave për shpenzime afatshkurtra.

Abdixhiku u shpreh se Kosova ka mundësi dhe nevojë për investime që krijojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe e siguroi publikun se ndryshimi po vjen.