Lajme

Shkëmb Manaj thotë se LDK do të shënojë fitore të madhe në Klinë dhe në tërë Kosovën

12/22/2024 20:37
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka zhvilluar një takim në kuadër të “Turneut të Ndryshimit” në Klinë, ku ka theksuar se takime të tilla janë të rëndësishme për sigurimin e fitores së LDK-së si partia e parë politike në vend, raporton GazetaBlic.

Manaj ka deklaruar se rikthimi i LDK-së në qeverisjen qendrore është në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ai ka përfunduar duke theksuar se “Rrugën e bëjmë bashkë,” duke bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje të gjërë për LDK-në.