Dje LDK dega në Podujevë mbajti tubimin ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga kjo komunë, raporton Gazeta Blic.
Nga ky tubim ka publikuar pamje kryetari i kësaj dege të LDK-së, Ekrem Hyseni, i cili po ashtu është kandidat për deputet për zgjedhjet e 19 shkurtit, me numër 16.
“Vetëm Llapi e llapjanët dinë të të bëjnë krenar kështu! Faleminderit nga zemra secilit prej Jush”, ka shkruar Hyseni në Facebook./Gazeta Blic/