Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës.
Në Therandë po zhvillohet derbi i qytetit mes Suharekës e Ballkanit, me skuadrën e Orges Shehit që shkoi në pushim me avantazhin minimal 0-1.
Golin e vetëm për Ballkanin në këtë pjesë të parë e realizoi Lindon Emërllahu nga distanca pas 15 minutave lojë.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli 74′ po fiton ndaj Dritës, duke shkaktuar befasi deri tani.
Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi Zekolli.
/GazetaBlic Sport