Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjec dhe për pensionistë.
“Një premtim tjetër i yni ishte edhe rimbursimi vjetor i taksave që familja paguan për minimumin jetik. Këtë premtim e kemi filluar së zbatuari vitin e kaluar dhe siç e kemi premtuar, do ta vazhdojmë edhe sivjet. Të gjithë ju që jeni nga 0-16 vjeç dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i pranoni edhe sivjet nga 100 euro secili…Kjo nuk është dhuratë por investim në mirëqëniesn e çdo fëmije pa dallim”, ka thënë Kurti.
“Po ashtu nga 100 euro për pensionistë, siç e kemi bërë traditë”, shtoi ai.


