Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni vijon të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri. Nga Finlanda, Meloni deklaroi se të hënën ka thirrur një takim për temën e Shqipërisë për të kuptuar se si do të veprohet.
“Kam thirrur nesër një takim për temën e Shqipërisë për të kuptuar se si do të veprohet”. Kështu iu përgjigj kryeministrja Giorgia Meloni një pyetjeje në fund të samitit Veri-Jug në Saariselka, në Lapland të Finlandës.
Sipas saj Gjykata e lartë ka vendosur në favor të qeverisë për përcaktimin e vendeve të sigurta.
“Më duket se Gjykata e Lartë vendosi në favor të qeverisë, është e drejta e qeverive të përcaktojnë se cilat vende janë të sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të hyjnë në çështje individuale, jo t’i zbatojnë ato plotësisht”, deklaroi kryeministrja italiane.