Lajme

Një avion ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale

12/22/2024 11:02
nga:G B

Një avion luftarak amerikan është rrëzuar në Detin e Kuq, në atë që po vlerësohet se ishte “goditje aksidentale”, ka njoftuar Ushtria amerikane, raporton BBC.

Piloti dhe bashkëpiloti në avionin “US Navy F/A – 17 Hornet” dolën sigurt dhe shpëtuan me lëndime të vogla, ka njoftuar Komanda Qendrore.

Incidenti erdhi ndërsa SHBA-ja kreu një sërë sulmesh ajrore kundër depove të raketave dhe infrastrukturës së Houthive në kryeqendrën e Jemenit, Sanaa.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se janë shkatërruar disa dronë të Houthive dhe një raketë anti-anije.