Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka vazhduar me publikimin e video-rrëfimeve për angazhimin e tij në luftën çlirimtare, raporton GazetaBlic.
Në videon e fundit që e ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ku thotë se nga lufta mbresa dhe kujtime ka lënë bashkëpunimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Shaban Shalën e shumë të tjerë.
Postimi i plotë:
Nga lufta ruaj krenarinë që kisha fatin të jem bashkëluftëtar i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Shaban Shalës e shumë të tjerëve.


