Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së, Arton Demhasaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar pas deklaratës të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla drejt Ramush Haradinaj.
Ai thotë se kjo deklaratë e ministres Gërvalla është vazhdimësi e të njëjtit rrëfim antikombëtar dhe antiçlirimtar, për të cilin rrëfim ajo është e njohur prej dekadash.
Demhasaj thotë se atë e shqetëson prezenca e Ramush Haradinajt si karakter i një vetëdije patriotike e kombëtare
Postimi i plotë:
Kur thotë kështu ministrja më e dështuar në historinë politike të Kosovës së lirë, Shwarz, nuk e ka mendjen te pozita e deputetit. Atë nuk e shqetëson Ramush Haradinaj si deputet. Atë e shqetëson prezenca e Ramush Haradinajt si karakter i një vetëdije patriotike e kombëtare, që lirinë e Kosovës e ka paguar fort shtrenjtë. Për të është shqetësim Ramushi dhe të gjithë ata që kanë qenë të të njëjtës rrugë çlirimtare si Ramushi. Për të, kjo deklaratë është vazhdimësi e të njëjtit rrëfim antikombëtar dhe antiçlirimtar, për të cilin rrëfim zonja Shwarz është e njohur prej dekadash. Dhe natyrisht, për të, Ramushi është një pengesë e madhe, sepse ai ua përplas për fytyrë të bëmat e turpshme me të cilat zonja Shwarz është e mishëruar deri në asht.
Fatmirësisht, në demokraci, vetëm qytetarët vendosin kush është pjesë e Kuvendit. Me 9 shkurt, ata do ta bëjnë një gjë të tillë.