Lajme

Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet tona janë me viktimat e kësaj tragjedie

12/20/2024 23:38
nga:Mergim Rreci

Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ku u shprehë që lutjet tona janë me viktimat e kësaj tragjedie.

“Pamjet tronditëse nga #Magdeburg na kanë prekur thellë. Lutjet tona janë me viktimat e kësaj tragjedie. Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Në këto momente të vështira, qëndrojmë krah për krah me miqtë tanë gjermanë!”, ka shkruar Ajeti.