Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, është takuar me gratë aktiviste që i dhanë shumë kryeqytetit nëpër vite.
Bejta thotë se kontributi i tyre nuk harrohet, por është edhe frymëzim për ta ndërtuar të ardhmen.
Ndër të tjera ajo thotë se shqiptarët janë më të fortë kur gratë i kanë në ballë e krah burrave si zëra të barabartë!
Postimi i plotë:
Një mbrëmje kushtuar grave aktiviste që i dhanë shumë kryeqytetit e veçanarisht Gollakut tonë nëpër vite. Gratë e Gollakut do t’i gjesh në nismën e pajtimit të gjaqeve, në iniciativa humanitare dhe në organizimin e institucioneve paralele përgjatë kohërave të rënda të vendit tonë, e kudo tjetër ku është dhënë kontribut patriotik dhe atdhetar.
Ky kontribut jo që nuk harrohet nga ne, por është edhe frymëzim për ta ndërtuar të ardhmen. Prandaj, një natë kushtuar këtyre grave që shkruanë historinë nuk mjafton, nëse përvojat e tyre dhe kontributi i tyre nuk bëhen kulturë e shembull i ynë për t’i ndjekur.
Shqiptarët janë më të fortë kur gratë i kanë në ballë e krah burrave si zëra të barabartë!


