Lajme

Takimi i LDK’së me 150 kompani, Mulaj: Takime të tilla janë një platformë e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes sektorit privat dhe vendimmarrësve politikë

12/20/2024 20:28
nga:Sh R

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot gjatë ditës është takuar me bizneset më të mëdha të vendit.

Në këtë takim mori pjesë edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Besim Mulaj, ku thotë se gjatë këtij takimi Abdixhiku prezantoi prezantoi politikat reformuese të partisë për mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

Mulaj thotë se takime të tilla janë një paltformë e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes sektorit privat dhe vendimmarrësve politikë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku ishin të pranishëm mbi 150 biznese nga sektorë të ndryshëm. Gjatë këtij takimi, lideri i LDK-së, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, prezantoi politikat reformuese të partisë për mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

Ishte inkurajuese të dëgjojmë përkushtimin për përmirësimin e klimës së biznesit dhe lehtësimin e operacioneve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Mbështetja e vazhdueshme që LDK premton për sektorin privat krijon një bazë të fortë për një ekonomi më të qëndrueshme dhe konkurruese.

Me këtë rast, pata mundësinë të bashkëbisedoj me shumë afaristë të suksesshëm, duke shkëmbyer përvoja dhe ide që mund të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të ekonomisë sonë. Takime të tilla janë një platformë e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes sektorit privat dhe vendimmarrësve politikë.
Besim Mulaj 79☑️✌️