Skuadra e Llapit e ka bojkotuar ceremoninë e organizuar nga FFK-ja, “Laureatët e Vitit 2024”.
“Për shkak të zhvillimeve dhe tendencave që dëmtojnë KF Llapin, kryesia e klubit ka vendosur të bojkotojë ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Ne besojmë se momentalisht nuk ekzistojnë kushtet e duhura për të qenë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për shkak të situatës aktuale në futbollin kosovar”, vazhdon njoftimi i skuadrës nga Podujeva.
/GazetaBlic Sport/