Lajme

Gjini: Albin Kurti është rrezik serioz për Kosovën – Opozita i ka gjasat reale që ta krijoj pushtetin

12/21/2024 19:00
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Gjakovë, Ardian Gjini, njëherësh nënkryetar i AAK-së, në një intervistë me Astrit Gashin në Blic Interview, thotë se Kurti po i kërkon 500 mijë vota por nuk do ti marrë as 200 mijë.

Gjini tregon se e shohin AAK-në, 15% më lartë dhe ka hapsirë që të rritet ende. Ai pret se në zgjedhjet e 9 shkurtit do t’i arrijnë diku  110 deri në 125 mijë vota.

Ndër të tjera ai thotë se opozita në total i ka gjasat reale që ta krijoj pushtetin.

“Askush nuk është modest ai po i lyp 500 mijë nuk ka me i marrë as 200 mijë. Na sot e konsiderojmë AAK për 15% me lartë, mendojmë që ka hapsirë për me u rrit ende, nvaret performanca jonë tash gjatë fushatës po besoj që jemi në rritje. Po besoj që kemi me shku dikun 110 deri në 125 mijë vota e për shkak se krejt analizat që po na vijnë është se dalja ka me qenë pak ma e ulët se në vitin 2021. Unë mendoj se 100 mijë votues më pak kanë me dal me votu ajo e bën diku rreth 14-15% më pak. Jam i bindur që opozita në total i ka gjasat reale me qenë në situatë me kriju pushtetin, unë besoj vec nëse nuk dojnë vet se opozita i ka me kriju”, tha ai.

Gjini tregon se nuk ka hapsirë për koalicion mes AAK-së dhe LVV-së.

Tutje ai thotë se Albin Kurti është rrezik serioz për Kosovën, ku nëse fiton edhe njëherë disa prej dëmeve kanë me qenë të pariparueshme.

“Kryetari Haradinaj e ka përmend disa herë atë qëndrimin tonë të brendshëm, nuk ka kurfarë hapsire që ne me qenë pjesë e riciklimit të Albin Kurtit në pushtet jo nuk mundet me ndodh. Kryetari Haradinaj ka thënë se na nuk e kemi problem LVV si të tillë, për shkak se cdo i dyti e ka votu në të kalumen na nuk mundemi me qenë kundër qytetarëve tanë, mirëpo ne mendojmë që Albin Kurti është rrezik për Kosovën, rrezik serioz për Kosovën, ka bërë dëme, nëse edhe njëherë fiton disa prej dëmeve kanë me qenë të pariparueshme. Nuk besoj që kemi me qenë në opozitë për shkak se nuk besoj që Kurti ka me arrit me kriju qeveronë e tretë, qytetarët e kanë kuptu që nuk bon”, përfundoi ai.

12/21/2024 19:47

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën