Federata e Futbollit të Kosovës po zgjedh sonte më të mirët e vitit.
Në mesin e shumë çmimeve që do të dhurohen sonte është edhe ai i gjyqtarit të vitit.
GazetaBlic Sport mëson se Visar Kastrati do të jetë fitues i këtij çmimi, duke fituar epitetin e gjyqtarit më të mirë të vitit 2024.
Kastrati ka qenë shumë i angazhuar si në ndeshjet e futbollit kosovar, por edhe në ndeshje evropiane, madje duke referuar edhe në Conference League.

/GazetaBlic Sport/


